Kush jemi?
Sindikata Kombëtare Operatoreve Telefonikë u themelua në 26 Dhjetor 2019 nga një grup i përkushtuar punonjësish të sektorit call center ne Tiranë.
SKOT është organizatë sindikale kombëtare sektoriale që perfaqëson interesat e punonjësve në call center në të gjithë Republikën e Shqipërisë, e krijuar sipas legjislacionit Shqipëtar dhe në përputhje me konventat e organizatat ndërkombetare të punës që Shqipëria ka ratifikuar dhe është pjesë prej vitesh.
Përfitimet dhe aspiratat
Sindikata ofron mundësinë e këshillimit tuaj ligjor për sa i takon legjislacionit të punës duke ju ndihmuar të kuptoni se cilat janë të drejtat tuaja.
Përse të zgjedhësh SKOT?
Anëtarësimi në Skot është vullnetar dhe përfitimet apo detyrimet vlejnë vetëm për kohën e antarësisë.
Disa nga cështjet e zgjidhura nga SKOT
Sindikata Kombëtare e Operatorëve Telefonikë (SKOT) arriti që në fillimet e organizimit të saj një marrveshje kolektive 2 palëshe midis Kompanisë Bconnect dhe Punonjësve të saj.