Skot ka qënë në mbështetje të vazhdueshme të të gjithë punonjësve që kanë kërkuar ndihmë dhe support. Dëshira jonë e madhe për të vënë përpara përgjegjësive të gjitha kompanitë Call Center në Shqipëri, ka bërë që të organizojmë bashkë me operatorët telefonikë edhe protesta paqësore, për të ndërgjegjësuar kompanitë në zbatimin e ligjit dhe të drejtave të punojësve.

Problematikat më të shpeshta që kemi hasur me kompanitë kanë qenë, mospagesa e ditëve të festave zyrtare, presioni në vendin e punës, mospagesa e raporteve mjekësore etj.