Rreth SKOT
Sindikata Kombëtare Operatoreve Telefonikë u themelua në 26 Dhjetor 2019 nga një grup i përkushtuar punonjësish të sektorit call center ne Tiranë.
SKOT është organizatë sindikale kombëtare sektoriale që perfaqëson interesat e punonjësve në call center në të gjithë Republikën e Shqipërisë, e krijuar sipas legjislacionit Shqipëtar dhe në përputhje me konventat e organizatat ndërkombetare të punës që Shqipëria ka ratifikuar dhe është pjesë prej vitesh.
Tashmë sindikata ka shtrirë strukturat e saj në disa call center-a në Shqipëri ku synon të perfaqësojë denjësisht punonjësit e për të garantuar përmbushjen e qëllimit për të cilin u krijua.
Duke u ulur në bisedime me Inspektoriatin e Punës, Punëdhënësin ose Shoqatat e Punëdhënësve, Këshillin Kombetar, Kuvendin e Shqipërisë, Zyrat e Punës etj.
Sindikata punon me të gjithë instrumentat ligjorë dhe demokratikë për të siguruar:
- Kushte më të mira pune
- Paga më të kënaqshme
- Më shumë dinjitet
- Sindikata ofron mundësinë e këshillimit tuaj ligjor për sa i takon legjislacionit të punës duke ju ndihmuar të kuptoni se cilat janë të drejtat tuaja.
- Sindikata ofron mundësinë e përfaqësimit tuaj në raport me punëdhënësin për të gjitha të drejtat tuaja bazuar ne Kodin e Punës, Kontratën Individuale të Punës dhe Kontratën Kolektive të Punës aty ku ajo ekziston.
- Sindikata garanton respektimin e të gjitha parametrave të Sigurisë në Punë dhe të kushteve të punës mbështetur në legjislacionin Shqipëtar.
- Sindikata siguron mbrojtjen ligjore të anëtarëve të saj atëherë kur ata janë larguar me të pa drejtë nga vendi i punës apo kur nuk u është plotësuar një e drejtë legjitime.
Synojmë që nëpërmjet antarësisë në rritje të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë aktorët për
- Kontrata Kolektive
- Statusin e Operatorit Telefonik
- Njohjen e sëmundjeve profesionale
Së bashku projektojmë të ardhmen!
- Staf profesional dhe dinamik
- Anëtarësimi në Skot është vullnetar dhe përfitimet apo detyrimet vlejnë vetëm për kohën e antarësisë.
- Asistence ligjore, perfaqësim dinjitoz dhe bashkëpunim.
- Trajnime sindikale dhe mundësi karriere për secilin anëtar.
- Cështje të rëndësishme të fituara në favor të punonjësve në disa call cente
Sindikata Kombëtare e Operatorëve Telefonikë (SKOT) arriti që në fillimet e organizimit të saj një marrveshje kolektive 2 palëshe midis Kompanisë Bconnect dhe Punonjësve të saj sa i pagon shlyerjes së detyrimeve të prapambetura të kompanisë ndaj punonjësve në vlerë të përafërt 150.000 euro. Kjo marrveshje siguroi gjithashtu rregullimin e pagesës sipas Legjislacionit Shqiptarë për ditët e festave zyrtare shqiptare. SKOT ka arritur të garantoj pagesën e festave Zyrtare Shqiptare sipas Ligjit Shqiptar për kompanin Transcom SHPK në Durrës. SKOT përfaqëson Interesat e punonjësve në proçesin e shkurtimeve/falimentit dhe pagesën e punës nga shtëpia në Kompaninë Albacall Sh.A.
Bashkëpunimi me organizata të tjera të cilat kane ne fokus fuqizimin e sindikatave dhe të drejtave të punëtorëve është prioritet i yni. Aktualisht Skot është në partneritet të ngushtë me Qëndrën për të Drejtat në Punë në Shqipëri. Gjithashtu jemi në partneritet të ngushtë me Olof Palme Internacional Center.